Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Aleatët të na ndihmojnë tani dhe jo më vonë!

schedule16:22 - 26 Gusht, 2024

schedule 16:22 - 26 Gusht, 2024

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të bien dakord të përdorin aftësitë e mbrojtjes ajrore të partnerëve për të rrëzuar raketat dhe dronët në afërsi të hapësirës së tyre ajrore.

”Ka dy vendime specifike që partnerët tanë mund të marrin për të na ndihmuar t’i japim fund terrorit rus më shpejt”, tha ai.

”Së pari, konfirmoni sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ndaj të gjitha objektivave legjitime ushtarake në territorin rus”, theksoi ai.

”Së dyti, pranoni të përdorni aftësitë e mbrojtjes ajrore të partnerëve për të rrëzuar raketat dhe dronët në afërsi të hapësirës së tyre ajrore. Asnjë nga këto vendime nuk është përshkallëzim. Përkundrazi, ato do të pengojnë Rusinë, do të ndihmojnë në zvogëlimin e terrorit dhe të numrit të sulmeve ruse, si dhe të viktimave që rezultojnë. Veproni tani, jo më vonë. Na ndihmoni të shpëtojmë jetë”, shtoi Kuleba.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje partnerëve globalë për “veprime vendimtare”, pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, për të cilin ai thotë se përfshinte më shumë se 100 raketa dhe disa dronë.

“Dobësia dhe reagimet e papërshtatshme nxisin terrorin”, tha Zelensky në një video-mesazh të shkurtër të postuar sot në platformën e mediave sociale X.

“Çdo lider, secili prej partnerëve tanë, i di veprimet vendimtare që kërkohen për t’i dhënë fund kësaj lufte me drejtësi”, theksoi ai.

Ai përsëri bëri thirrje për heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga partnerët perëndimorë, të cilat aktualisht pengojnë Ukrainën të godasë thellë në territorin rus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!