Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kina po ndërton baza të mëdha ushtarake në tre ishuj në brigjet e saj

schedule17:39 - 20 Mars, 2024

schedule 17:39 - 20 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu njoftoi se Kina po ndërton baza të mëdha ushtarake në tre ishuj që ndodhen shumë afër ujërave territoriale të Tajvanit, raporton Reuters.

Si Kina ashtu edhe Tajvani pretendojnë pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore, por Tajvani kontrollon vetëm një ishull në ishujt e diskutueshëm Spratly në pjesën jugore të detit, të quajtur Itu Aba, të cilin Tajvani e quan Taiping.

“Kina ka ndërtuar tashmë baza të mëdha ushtarake në Detin e Kinës Jugore në tre ishujt që rrethojnë Taipingun tonë dhe të gjithë ata janë mjaft afër territorit tonë,” tha Wu.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit tha se nuk ka dyshim se ishujt i përkasin Tajvanit dhe se qeveria do të mbrojë sovranitetin e saj mbi ta.

“Ndërsa mosmarrëveshja vazhdon të intensifikohet, ne në Tajvan duhet të shqyrtojmë se si të përdorim mjete paqësore për të zgjidhur çështjen e Detit të Kinës Jugore pa i lënë të tjerët të mendojnë se jemi ne ata që shkaktojnë problemet tona,” shtoi ai.

Ekziston një pistë ajrore në Taiping ose Itu Alba mjaft e gjatë për të ulur aeroplanët e furnizimit nga Tajvani, por është më pak i mbrojtur se sa ishujt dhe bazat e afërta kineze.

Vitet e fundit, Kina ka ndërtuar një sërë bazash ushtarake në ishujt në Detin e Kinës Jugore, duke shkaktuar shqetësim në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar. Kina pretendon se ka çdo të drejtë të ndërtojë dhe mbrojë atë që e konsideron territorin e saj.

Vietnami, Malajzia dhe Brunei pretendojnë pjesë të tjera të Detit të Kinës Jugore dhe janë në mosmarrëveshje me Kinën dhe Tajvanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!