Ministri i ri i Jashtëm i Polonisë u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të nxisin planet afatgjata për prodhimin ushtarak pas kthimit nga vizita e tij e parë jashtë vendit, në Ukrainën fqinje.
“Luftërat nuk vendosen nga angazhimet taktike, por nga kapacitetet industriale, dhe ne jemi prapa kurbës,” tha Radosław Sikorsk, në një intervistë në Varshavë, disa orë pasi u kthye nga Kievi të shtunën, shkruan The Guardian.
“Si perëndim, ne jemi 20 herë më të pasur se Rusia, por nëse Rusia e vendos ekonominë e saj në një bazë lufte dhe ne vazhdojmë në një bazë në kohë paqeje, ata mund të na tejkalojnë neve”, shtoi ai.
Sipas tij, qeveritë duhet të ofrojnë kontrata afatgjata për kompanitë e armëve, ose të financojnë vetë prodhimin.
Sikorski, i cili mori detyrën si ministër i Jashtëm këtë muaj, takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten në Kiev. Ai u takua gjithashtu me kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendit./abcnews.al