Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm grek viziton nesër Prishtinën

schedule20:21 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:21 - 8 Tetor, 2020

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën. Lajmi është bërë i ditur nga media kosovare lajmi.net.

Dendias do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Meliza haradinaj.

Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, duke mbështetur edhe dialogun Prishtinë-Beograd.



Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë. Së shpejti ai pritet të vizitojë edhe Tiranën./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!