Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitën në Tiranë e përfundoi me takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në Tiranë ai takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe përfaqësuesit e minoritetit grek.
Sot u njoftua arritja e marrëveshjes që kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë./ db/Abcnews.al