Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vandeful i ka bërë thirrje Iranit që të heqë dorë nga ideja për armë bërthamore.
“Irani duhet të demonstrojë një gatishmëri të qartë për të hequr dorë nga armët bërthamore. Atëherë do të ketë një mundësi për të zgjidhur konfliktin e armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe për të hyrë në një fazë negociatash”, tha Vandeful.
Po ashtu theksoi se Irani ka marrë vazhdimisht paralajmërime për këtë çështje, ndërsa i bëri thirrje homologut të tij iranian të negociojë për programin bërthamor të vendit të tij.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk pret përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran, diçka që tashmë është përjashtuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.
/abcnews.al/