Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot tha të hënën se përdorimi i raketave franceze nga forcat ukrainase në tokën ruse mbetet “një opsion” në tryezë .
Ky koment vjen pas njoftimit se Uashingtoni ka autorizuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë të prodhimit amerikan në territorin e Rusisë.
“Ne kemi thënë hapur se ky ishte një opsion që po shqyrtonim, nëse do të autorizonim sulme ndaj objektivave nga të cilët rusët po sulmojnë territorin ukrainas. Pra, asgjë e re”, u tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barot gazetarëve që merrnin pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i dha dritën jeshile Ukrainës të përdorë armë të prodhuara nga SHBA për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë, thanë të dielën dy zyrtarë amerikanë./abcnews.al