“Franca do të mbështesë tranzicionin politik në Siri pas rënies së Bashar al-Assad dhe do të dërgojë një të dërguar të posaçëm diplomatik në vend në ditët në vijim”, tha Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barot.
Rebelët sirianë pushtuan Damaskun pa rezistencë të dielën, pas një sulmi të befasishëm më 27 nëntor në veriun sirian dhe një avancim të shpejtë në kryeqytetin sirian që detyroi presidentin Assad të ikte në Rusi pas 13 vitesh luftë civile dhe gjashtë dekada të sundimit autokratik vendin nga familja e tij.
Ngjarjet në Siri përbëjnë një humbje të madhe për Rusinë, theksoi Barro gjithashtu për radion franceze France Info, pasi Moska tani mund të humbasë aksesin në asetet ushtarake që ka në vendin arab./abcnews.al

