Ministri i Jashtëm francez: Asnjë lloj përparimi nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll

schedule21:09 - 30 Mars, 2022

schedule 21:09 - 30 Mars, 2022

Nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës. Të paktën kështu është shprehur ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për CNN të mërkurën.

Në një intervistë me Christiane Amanpour, Le Drian tha se takimi nuk solli asgjë të re dhe se nga negociatat në Stamboll nuk u arrit asnjë përparim. Ai shtoi se “çështjet janë ende të njëjta” dhe se presidenti rus Vladimir Putin vijon të kërkojë të imponojë diktatin e tij ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm francez tha po ashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do që t’i jepen disa garanci sigurie vendit të tij dhe për momentin nuk ka asgjë të tillë në diskutim”.

“Ne duam një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, por, ndërkohë, do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armë mbrojtëse, ligjore sepse kjo është e nevojshme, sepse ne duam që lufta të ndalet…”

Duke folur për kushtet në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, Le Drian tha se presidenti Putin ka përvojë në këto raste, pasi bëhet fjalë për metodë të përdorur nga forcat ruse në Aleppo të Sirisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!