Ministri i Jashtëm britanik shtyn udhëtimin e planifikuar në Kinë

schedule09:41 - 22 Korrik, 2023

schedule 09:41 - 22 Korrik, 2023

Ministri i Jashtëm i Britanisë, James Cleverley ka shtyrë vizitën e planifikuar në Pekin këtë muaj pasi homologu i tij kinez, Qin Gang ka pothuajse një muaj që nuk ka bërë asnjë dalje publike.

Mungesa e ministrit të jashtëm kinez thuhet të jetë arsyeja kryesore që u shtyu udhëtimi, shtoi agjencia, duke cituar dy burime të informuara për këtë çështje.

Cleverley pritej të mbërrinte në Kinë në fund të muajit. Sipas Bloomberg, tani po shqyrtohen data alternative.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!