Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të miturit që vuajnë dënime/ Ministri i Drejtësisë viziton institutin e të miturve në Ditën e Verës

schedule10:59 - 14 Mars, 2026

schedule 10:59 - 14 Mars, 2026

Në Ditën e Verës, Minisitri i Drejtësisë Toni Gogu zgjodhi Institutin e të Miturve për të uruar këtë festë.

“Dhe e bukura e kësaj gjëje është që ju sot jeni arsyeja që na keni mbledhur të gjithë së bashku, ku pavarësisht besimit dhe detyrave që ne mbajmë, sot jemi një familje e madhe”, tha ministri.

Përtej ndëshkimit, ai tha se pas dënimit të miturve duhet t’iu krijohen mundësi për rikthimin në shoqëri.



“Ky është vendi ku jetët fillojnë nga e para, ku shanset jepen përsëri dhe përsëri. Ndaj janë shumë të rëndësishme programe të tilla, ku ne mësojmë një profesion të ri, sepse jeta duhet të vazhdojë, duhen vegla në çantën tonë të jetës”, shtoi ai më tej.

Ministri Gogu theksoi se sistemi i drejtësisë për të miturit duhet të fokusohet gjithnjë e më shumë në arsim, aftësi profesionale dhe programe rehabilitimi që ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!