Ministri Hasani takim me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë

schedule15:48 - 12 Nëntor, 2024

schedule 15:48 - 12 Nëntor, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti këtë të martë në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, krahas të cilave thotë se janë të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka shkruar ministri Hasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!