Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ndodhte në Strasburg, ku ka marrë pjesë në një takim me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se u bisedua për nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.
“Kënaqësi të nisja vizitën në Strasburg me një takim me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.
Biseduam mbi nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.
Mirënjohje për të gjithë profesionistët që prej 3 dekadash kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe KiE.”, shkruan Hasani. /abcnews.al