Ministri Hasani në Itali: Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian

schedule17:55 - 5 Shkurt, 2024

schedule 17:55 - 5 Shkurt, 2024

“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian.” Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani gjatë një takimi në Itali, organizuar nga homologu italian, Antonio Tajani, për të shprehur mbështetjen e fortë për perspektivën e rajonit në BE.

Sipas Hasanit, Shqipëria do t’i japë përparësi integrimit të përshpejtuar sektorial përpara anëtarësimit të plotë dhe duke u fokusuar në reformat kryesore për rritje të qëndrueshme.

“Mirënjohje Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor për angazhimin e tyre dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, për organizimin e takimit të sotëm dhe mbështetjen e fortë për perspektivën e rajonit në BE.

Ne diskutuam mënyra praktike për të përshpejtuar integrimin në BE përmes tregut të përbashkët rajonal dhe thellimin e bashkëpunimit me tregun e përbashkët të BE-së.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në BE, duke i dhënë përparësi integrimit të përshpejtuar sektorial përpara anëtarësimit të plotë dhe duke u fokusuar në reformat kryesore për rritje të qëndrueshme”, shkruan Hasani në rrjetin social, X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!