Ministri Hasani: Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi, janë sfida globale dhe angazhimi i Shqipërisë

schedule13:13 - 15 Janar, 2025

schedule 13:13 - 15 Janar, 2025

Në konferencën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut “Qëndresa kundër urrejtjes dhe përqafimi i të drejtave”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se Shqipëria është e palëkundur në angazhimin e saj për të respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtën themelore për lirinë e fesë dhe besimit. Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi janë sfida globale dhe angazhimi i Shqipërisë për të luftuar urrejtjen është po aq ndërkombëtar.

Ministri Hasani theksoi se “Përpjekjet tona shtrihen në bashkëpunimin me organet ndërkombëtare, duke përputhur standardet e BE-së për antidiskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe të drejtat e pakicave si pjesë e procesit tonë të integrimit evropian. Shqipëria ka negociuar bazat me BE-në që nga tetori i vitit të kaluar”.

Gjatë fjalës së tij kryediplomati Hasani u shpreh se,  lufta kundër urrejtjes nuk mund të fitohet vetëm nga një vend apo komunitet pasi diskriminimi nuk njeh kufij  “Veprimet tona duhet të bazohen në një qasje globale, të unifikuar, forcimin e kornizave shumëpalëshe, ndarjen e njohurive dhe ndërtimin e koalicioneve të palëve të interesuara. Ne kemi nevojë për një përgjigje më efektive ndaj këtyre sfidave”.

Në konferencën e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me universitetin “Essex” u theksua nevoja e ndërtimit të një bote ku urrejtja dhe diskriminimi nuk tolerohen më, dhe ku duhet të fillojë me një vendim, fillimisht në nivel individësh, pastaj midis vendeve dhe në fund në krijimit të një bote ku çdo qenie njerëzore mund të jetojë në paqe, dinjitet dhe respekt të ndërsjellë, pa paragjykime dhe ndarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!