Ministri grek: Po punojmë për shtrirjen deri në 12 milje, është e drejta jonë

schedule13:35 - 19 Shtator, 2020

schedule 13:35 - 19 Shtator, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur së fundmi për çështjen e marrëveshjes me detin me Shqipërinë.

Greqia ka shprehur pretendimet për zgjerim të territorit detar nga 6 deri në 12 milje, ndërsa kjo ka ndezur debat në skenën politike shqiptare.

Lidhur me këtë, ministri grek është shprehur se zgjerimi është një e drejtë që i takon Greqisë, ndërsa është përcaktuar edhe në Konventën Ndërkombëtare. Ai ka theksuar se po shqyrtojnë veprimet e duhura për këtë zgjerim.

Ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se çështja duhet të kalojë në gjykatat ndërkombëtare, kreu i diplomacisë greke shprehet se behët fjalë për një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.

“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, kur kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta “, ka thënë Dendias. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!