“Forcat izraelite do të zhvendosen nga faza intensive e manovrimit të luftës” drejt llojeve të ndryshme të operacioneve speciale”.
Kështu u shpreh ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shkruan CNN.
“Ne jemi afër fazës tjetër në veri, duke përfshirë qytetin e Gazës”, ku trupat izraelite kanë vendosur kryesisht kontrollin, të paktën mbi tokë, tha Gallant të hënën.
Ndërsa dhjetëra mijëra civilë të tjerë grumbullohen në pjesët jugore të Gazës, Gallant pranoi se ofensiva ushtarake e Izraelit duhet “të marrë parasysh numrin e madh të civilëve” dhe taktikat ushtarake duhet të përshtaten.
“Do të duhet pak kohë. Por ne nuk do të dorëzohemi”, shtoi ai./abcnews.al