Ministri Çuçi: Fermerët do kompenson me dyfishin e vlerës reale

schedule20:05 - 4 Prill, 2019

schedule 20:05 - 4 Prill, 2019

Një lajmi i mirë mund të quhet ky i sotmi për fermerët të cilët janë prekur nga ndryshimi i tvsh-së. Këshilli i Ministrave ka vendosur një fond kompensimi për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Lidhur me këtë vendim ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi është shprehur se  shteti do t’i kompensoje fermerët me 10 lekë për litër qumështi të shitur.

Bruna Çifligu: Sot Këshillimi i Ministrave vendosi të miratojë  një fond për të kompensuar të gjithë fermerët që janë prekur nga i ndryshimit të TVSH-së. Një vendim më i fundit i Këshillit të Ministrave ku dhe vetë sot e keni bërë publik në një deklaratë për shtyp lidhur me fermerët që prodhojnë dhe sheshin qumësht. Në çfarë konsiston ky vendim i fundit i Këshillit të Ministrave dhe si u vjen në ndihmë fermerëve?

Bledi Çuçi: Sot Këshilli i Ministrave vendosi që të miratojë një fond për të kompensuar të gjithë fermerët që prodhojnë dhe shesin qumështin për përpunimit të cilët në një farë mënyrë janë prekur nga ndryshimi i kompensimit të tvsh-së nga 20% në 6 %. Pra ajo që po ndodh sot me qumështin dhe ju e keni parë me protestat e fermerëve dhe në këtë situatë ne vendosëm t’i kompensojmë drejtpërdrejt fermerët për këtë zbritje të çmimit që mund të vinte nga ndryshimi i taksës. E thënë shkurtimisht edhe për të informuar të gjithë, nëse nga ndryshimi i taksës sot mund të humbnin 5 lekë për litër nga qumështi i shitur, ne do ta kompensojmë me 10 lekë për litër qumështi të shitur. Skema është shumë e thjeshtë, me fatura tatimore dhe pa pasur nevojën për asnjë dokument tjetër. Fermerit duhet të shkojë të paraqitet në zyrat e Drejtorisë Bujqësore në territorin e Shqipërisë, ose në ato 20 agro-pika  që ne kemi nëpër Shqipëri. Mjafton që fermeri të ketë faturën tatimore sigurisht edhe nipin dhe do të kompensohet menjëherë me 10 lekë për litër qumështi të shitur. Pra është një lajm shumë i mirë për fermerët dhe besoj se është një ndihmë shumë e madhe që i vjen në këto kohëra.

Bruna Çifligu: Ka pasur një komunikim me ta para këtij vendimi dhe si e kanë pritur fermerët?

Bledi Çuçi: Kemi patur biseda vazhdimisht lidhur me problemet që mund të shkaktonte ndryshimi i taksës nga ndryshimi i tvsh-së nga 20% në 6 % për prodhimin bujqësor. Dhe nga të gjitha bisedat që kemi bërë ka rezultuar se ata që mund të prekeshin ishin fermerët. Dhe ata që nuk përfitonin që sa herë behej një rregullim në sistemin e taksave kanë qenë gjithmonë fermerët. Pra ne vendosëm që këtë herë të kompensojnë drejtpërdrejt fermerët. Pavarësisht se mesatarisht sot një fermer nga ndryshimi i regjimit të tvsh-së mund të humbi 5 lekë për litër dhe do u japim dyfishin, do iu japin 10 lekë për litër. Mjafton vetëm një faturë tatimore dhe ai do marrë menjëherë kompensimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!