Ministrat nuk dinë anglisht, Çekia rrezikon izolimin nga BE

schedule14:54 - 10 Janar, 2022

schedule 14:54 - 10 Janar, 2022

Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian.  Mediat e huaja bëjnë me dije se shkak për një vendim të tillë mund të bëhet fakti se në këtë shtet ka shumë ministra të cilët nuk dinë anglisht, gjuhën e punës në BE.

Administrata e re e cila mori detyrën një javë para Krishtlindjes, ka dhënë idenë e një imazhi “të njollosur dhe të turpëruar me aftësi të dobëta anglishtfolëse.”

Ndërkohë shqetësimi është ngritur nga gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin dhe mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi ta marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.”

Ndër të tjera raportohet se disa ministra kyç nuk ishin të aftë të flisnin gjuhën angleze për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

Pesë nga 18 ministra të kabinetit pranuan se flisnin pak anglisht dhe thanë se do të mbështeteshin te përkthyesit gjatë tubimeve evropiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!