Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrat gjermanë vizitë në Ukrainë, pritet të diskutojnë për rindërtimin dhe sigurinë e vendit

schedule10:55 - 25 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 25 Korrik, 2022

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil udhëtuan në Ukrainë të hënën ku pritet të vizitojnë qytetin e shkatërruar të Irpin përpara se të takohen me zyrtarët ukrainas, sipas mediave të huaja.

Diskutimet pritet të fokusohen në rindërtimin e infrastrukturës, veçanërisht për shërbimet e urgjencës. Siguria kibernetike, kontrabanda e armëve, pastrimi i minave dhe hetimet mjeko-ligjore mbi krimet e luftës janë disa prej temave.

Ndërkohë ministri i Punës Heil do të diskutojë gjithashtu edhe për mundësinë e kthimit në shtëpi, të pothuajse 900,000 refugjatëve ukrainas që kanë mbërritur në Gjermani.

Kjo është vizita e parë e Faeser dhe Heil në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Të dy do të takohen gjithashtu edhe kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!