Ministrat europiane miratojnë reformën “Macron” për punën

schedule15:58 - 24 Tetor, 2017

schedule 15:58 - 24 Tetor, 2017

Punonjësit e huaj në vendet e Bashkimit Europian do të paguhen njëlloj si vendasit. Ministrat europianë të çështjeve sociale pranuan propozimin e presidentit francez, që kishte për qëllim zhdukjen e diferencimeve mes kombësive të ndryshme brenda BE por edhe reduktimin e ndjenjave kundër emigrantëve.

Mes puntorëve të huaj dhe atyre vendas në shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk do të ketë më diferenca në paga për të njejtën punë. Ministrat e çështjeve sociale të vendeve anëtare të unionit ranë dakord pas një mbledhjeje 12 orëshe në Bruksel, për reformën e tregut të punës, një propozim ky i presdientit francez Emanuel Makron.
Nisma e presidentit francez parashikon që punonjësit e huaj të shpërblehen me të njejtën pagë sa një punonjës lokal, për një vend pune të caktuar. Deri më tani zbatohej praktika ku punonjësit e huaj paguheshin më shumë se në vendlindje, por më pak se punonjësit lokalë të vendit ku ata shkonin për të punuar.
Nën këtë praktikë, në Francë kompanitë vendase preferonin më shumë puntorët që vinin nga vendet e lindjes të Bashkimit Europian, pasi i paguanin më pak sesa puntorët francezë. Sipas Makronit, kjo praktikë ishte bërë shkak për rritjen e ndjenjës kundër të huajve në Francë, por edhe në vende të tjera të zhvilluara të Europës Perëndimore e Veriut, ku më të preferuarit nga kompanitë janë emigrantët pasi paguhen më pak.
Nisma megjithatë kundërshtohet nga vende të Europës Lindore si Polonia, Hungaria, Lituania e Letonia. Sipas tyre, kompanitë nga këto vende rrezikohen nga rritja e kosotove dhe konkurrenca e fortë e firmave nga vendet e Europës Perëndimore, të cilat do ta kenë më të lehtë të tërheqin puntorë të huaj, pasi ofrojnë paga më të larta.
Megjithatë komisionerja europiane për çështjet e jashtme Marianne Thyssen u shpreh e kënaqur me këtë rrugë të ndërmjetme, që i le më pak përparësi pagesës në përzgjedhjen e kandidatëve për një vend të caktuar pune dhe i jep më tepër rëndësi cilësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!