Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Amerikës, diskutuan sërish për Ukrainën

schedule20:16 - 12 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 12 Korrik, 2024

Ministrat e Mbrojtjes amerikane dhe ruse, Lloyd Austin dhe Andrei Belousov folën këtë të premte, për herë të dytë në dy javët e fundit, në një kohë të tensioneve të rritura për luftën në Ukrainë, njoftoi Pentagoni.

“Ftesa erdhi me iniciativën e palës ruse”, tha zëvendës sekretarja e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Sabrina Singh. Ajo zbuloi se gjatë bisedës, Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit gjatë konfliktit në Ukrainë, por nuk dha detaje.

Austin dhe Belousov folën muajin e kaluar, kur Pentagoni gjithashtu theksoi rëndësinë e linjave të hapura të komunikimit dhe Ministria ruse njoftoi se Austin dhe Belousov “këmbyen mendime për situatën rreth Ukrainës”. Sipas kësaj deklarate, Belousov paralajmëroi Austin për rreziqet e vazhdimit të furnizimit me armë amerikane në Ukrainë në konfliktin e saj 28-mujor me Moskën./abcnews.al