Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen në Londër: India, klima dhe Covid-19 temat kryesore

schedule15:24 - 3 Maj, 2021

schedule 15:24 - 3 Maj, 2021

Ka nisur samiti i parë në prani fizike të ministrave të jashtëm të G7-ës që nga fillimi i pandemisë. Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Kanadasë dhe Japonisë, janë ftuar dhe ata të Australisë, Afrikës së Jugut, Koresë së Jugut, Bruneit dhe Indisë.

Kjo e fundit është një e ftuar e rëndësishme në diskutimet për planin global të luftës kundër koronavirusit, duke pasur parasysh situatën shumë të rëndë të emergjencës shëndetësore që po godet vendin.

Ministri i jashtëm britanik Dominik Rab foli dhe për çështje të tjera që janë pjesë e axhendës: kërcënimi rus në Ukrainë; helmimi i opozitarit të Kremlinit Alexey Navalny, që përbën dhe një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare për shkak të përdorimit të armëve kimike nga ana e Rusisë.

Më pas është dhe kërcënimi i sulmeve kibernetike nga Kina dhe Irani: Mbretëria e Bashkuar do të propozojë një mekanizën të reagimit të shpejtë për t’u përballur me aparatet që prodhojnë lajme të rreme nga këto vende.

Do të flitet dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas emergjencës shëndetësore dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, pak ditë nga samiti botëror virtuali kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Tokës.

Takimi në Londër hedh themelet e G7-ës që do të mbahet në qershor dhe që do të shohë Joe Biden për herë të parë në vizitë në Europë, si kreu i Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!