Ministrat e jashtëm të Çekisë, Hungarisë, Polonisë e Sllovakisë: Të hapen negociatat me Shqipërinë e RMV

schedule15:54 - 14 Tetor, 2019

schedule 15:54 - 14 Tetor, 2019

Një ditë para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, për të përgatitur draft-vendimin e Këshillit Europian për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, katër prej tyre shprehen pro hapjes së negociatave të anëtarësimit për dy vendet.

Në një letër të përbashkët ministri i Jashtëm i Çekisë, Petříček, i Hungarisë Szijjártó, i Polonisë Czaputoëicz dhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë Lajčák bashkohen në qëndrimin se duke i mundësuar Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të ndërmarrin hapin tjetër në procesin e integrimit, BE do të riafirmojë angazhimin e saj për stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin e rajonit.

Dhe do të pranojë faktin se vetëm përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor BE mund të jetë e plotë dhe interesat e saj afatgjata të mbrohen siç duhet.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Është koha për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Një vendim pozitiv do të dërgojë një sinjal të qartë se BE njeh rezultate konkrete në përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Ai do t’i sigurojë rajonit një impuls të ri për reforma dhe transformime të mëtejshme”, thuhet në letrën e katër Ministrave të Jashtëm./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!