Ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë çarmatimin bërthamor

schedule12:50 - 5 Korrik, 2021

schedule 12:50 - 5 Korrik, 2021

Sasia e armëve bërthamore që ka sot bota do të mjaftonte për ta shuar njerëzimin disa herë. Megjithatë nuk ka pasur ndonjë progres në përpjekjet për çarmatim. Tani ka shpresa për ndryshim.

Para takimit për çarmatimin bërthamor këtë të hënë në Madrid, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologë nga Spanja dhe Suedia u kanë kërkuar të gjitha fuqive bërthamore të reduktojnë ndjeshëm arsenalet e tyre. “Këtu mund të llogaritet reduktimi i ndjeshëm i rolit të armëve bërthamore në strategjitë e doktrinat e këtyre vendeve, të ulet rreziku konfliktit dhe mundësisë së përdorimit gabimisht të armëve bërthamore, të zvogëlohet sasia e armëve bërthamore dhe të vendoset baza për një gjeneratë të re të marrëveshjeve për kontrollet e armatimit, shkruajnë Maas, Arancha González Laya dhe Ann Linde në një artikull të shkruar për gazetën “Rheinische Post”. Si shkas për këtë shërbeu takimi i të ashquajturës “Iniciativa e Stokholmit për Çarmatimin Bërthamor”.

16 vende bashkohen

“Ne duhet t’u japim fund njëherë e përgjithmonë testeve me armë bërthamore, duke e vendosur në fuqi marrëveshjen për ndalimin e zgjeruar të përpjekjeve nukleare”, thuhet më tej në artikullin e tre ministrave të Jashtëm. Në Iniciativën e Stokholmit janë bashkuar 16 vende për të arritur më shumë në këtë drejtim.

Pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin në mesin e qershorit janë rritur shpresat për më shumë progres në zvogëlimin e armatimit bërthamor. Të dyja fuqitë më të mëdha atomike të botës kanë rënë në ujdi për të vazhduar çarmatimin bërthamor. Një ujdi para një sfondi shqetësues: Studiues të njohur të paqes shikojnë shenja për një kthesë të rrezikshme të arsenalit bërthamor botëror. Vërtet që numri i kokave të raketave bërthamore është ulur, sipas raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, (SIPRI), tanimë përllogariten rreth 13.080 të tilla, por nga ana tjetër këtë vit janë në gatishmëri më shumë raketa bërthamore se para një viti./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!