Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ministrat e “Foltores” milionerë”, plas sherri në PD, Bardhi e Strazimiri futen për t’i ndarë: Me kë e ke ti?

schedule20:20 - 15 Nëntor, 2021

schedule 20:20 - 15 Nëntor, 2021

Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme ishte në prag të përplasjes fizike pas tensioneve dhe debateve të forta mes anëtarëve.

Jemin Gjana, ish-deputet dhe ministër në qeverisjen e Sali Berishës, aktualisht kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-ministrave që tashmë janë në krah të ish-kryeministrit në “Foltore”.

Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë” tha ai.

Aldo Bumçi i kërkoi që të fliste me emra konkretë. “Dhe me kë e ke ti këtë? Se këtu vetëm unë jam ish-ministër këtu”.

Mos më ndërprit” i tha Jemin Gjana.

Në këto momente tensioni, një burim i tha “ABC”-së se për t’i ndarë Gjanën dhe Bumçin ndërhyri Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së që vijon prej orës 16:00 të pasdites së sotme.

Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!