Ministrat e BE takim në Bruksel, Roth: Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe RMV

schedule10:54 - 22 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 22 Qershor, 2021

Ministrat e jashtëm të BE këtë të martë janë mbledhur në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrit gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, kjo është një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë, pas takimeve të shumta virtuale në nivele ministrore.

Roth përmes një postimi në rrjetin Social shkruan se vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe.

“Bëhet fjalë për besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe”, shkruan Roth.

Ndër të tjera ministri gjerman iu bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë se duhet të përmbushin detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!