Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrat e BDI-së ia dorëzojnë dorëheqjet kryeministrit Kovaçevski

schedule16:52 - 1 Gusht, 2023

schedule 16:52 - 1 Gusht, 2023

Ministrat nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Aktin e dorëheqjes ata ia kanë paraqitur kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

BDI-ja gjatë fundjavës mori vendim që ministrat e saj të dorëhiqeshin nga ekzekutivi me qëllim të “plotësimit të kushtit të [partisë maqedonase në opozitë] VMRO-DPMNE-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një ekzekutivi të ri” pa BDI-në, shkruan REL.

Partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka drejtuar pesë ministri në Qeverinë maqedonase, përkatësisht atë të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë, të Financave, Financave, Arsimit, dhe Ministrinë e Sistemit Politik. BDI-ja po ashtu ka pasur zëvendëskryeministrin e parë.

Edhe dorëheqjet e ministrave të tjerë kanë të njëjtën përmbajtje dhe do të hyjnë në fuqi pasi të jenë votuar ndryshimet kushtetuese, që parashohin përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, që është kusht për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

VMRO-DPMNE-ja ka thënë se dorëheqjet e zyrtarëve të BDI-së janë “taktizime” për të blerë në kohë, me qëllim zvarritjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!