“Ministrat dhe zyrtarë të kohës së Berishës kanë gënjyer SPAK”, Bollino: Si u shkarkua gjenerali që nuk pranoi të firmosë për “Partizanin”

schedule20:37 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:37 - 23 Tetor, 2023

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari, Carlo Bollino shprehet se duke lexuar dosjen ka konstatuar se  ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë “Berisha” kanë gënjyer SPAK-un.

Ai po ashtu ka treguar një rast të zbuluar gati një vit më parë, i cili është rimarrë sërish nga SPAK, që ka të bëjë me rastin e gjeneral Qazimit, i cili nuk pranoi të firmosë për të dorëzuar pronat e kompleks “Partizani”, te trashëgimatarët, që në këtë rast ishte Jamarbër Malltezi dhe më u shkarkua.

“Nga leximi i dosjes kam konstatuar që ministrat dhe zyrtarët kanë gënjyer SPAK-un. Atje ka një seri dëshmishë të falsifikuara. Një element që dua ta citoj, një diçka që ne kemi zbuluar para një viti, kur gjenerali, Qazimi, i cili e kishte për detyrë nga Ministri i Mbrojtjes të dorëzojë prona të trashëgimtarët, ishte refuzuar sepse nuk kishte baza. Berisha më pas ka mobilizuar departamentin anti-korrupsion, për ta hetuar gjeneralin. Ajo që është skandaloze, është se ai inspektor që ishte përcaktuar ishte një nga bashkëpronarët e tokës që kishte firmosur një prokurë në favor të Malltezit.

Jemi në kushtet kur shteti nuk funksionon. Ekziston vetëm interesi,  Berisha nga njëra anë dhe Malltezi nga ana tjetana tjetër. Gjenerali u shkarkua sepse nuk pranoi ta firmosë transferimin e pronave dhe investigatori ishte një nga pronarët përftitues.

Kjo është fotografuar sesi Berisha e shikonte pushtetin” tha Carlo Bollino.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!