Mini-Shengeni, Mal Berisha: Po përsëritet historia, po futemi në një ombrellë që nuk e duam

schedule10:40 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 10:40 - 23 Dhjetor, 2019

Ambasadori Mal Berisha shprehet kundër Mini-Shengenit Ballkanik, duke e quajtur atë një ombrellë që shqiptarët nuk e duan. Sipas tij, Kosova është çështje kombëtare dhe Shqipëria e ka për detyrë ta mbrojë atë nga një vend që punon vazhdimisht kundër saj. Ai komentoi edhe gjuhën e ashpër të Ramës kundër Haradinajt dhe Albin Kuritit.

Mini-shengenin, ish-ambasadori  i Shqipërisë në Britaninë e madhe, Mal Berisha e quan ripërsëritje të një pjesë të historisë që shqiptarët nuk e duan.

“Kjo nuk ka një mbështetje popullore, mund të ketë  një mbështetje të vogël fanatike të atyrë që kanë akoma dekoratat në kohën kur Enver Hoxha ka bërë marëveshje me Titon”, u shpreh Berisha.

Në studion e ABC-së së mëngjes të Kel Demit, Mal Berisha thotë se Mini-shengeni nuk është një ide e lindur brenda ditës, ndërsa tregon se marrëveshjet e përmendura në samit prej kohësh janë të ezauruara.

Sipas mendimit të Mal Berishës, për Shqipërinë Kosova është çështje kombëtare.

Ndërsa gjuhën e ashpër e përdorur nga kryeministri Edi Rama në Samit ndaj liderve të Kosovës, përkatsisht ndaj kryeministrit në detyre Ramush Haradinaj dhe Albin Kurit, Mal Berisha e komenton në këtë mënyrë.

“Ne gegët “Facebook” i themi “Facebook-i” dhe e kemi dëgjuar kryeministrin tonë se si tallet me gegët. Marrja si vllai i vogël i Kosovës për ta dërguar diku, historia na solli që të jemi shpërndarë në shumë shtete por dy ti kemi të tonat. Nuk arrij ta kuproj pse duhet me kaq nxitim të bëhej Shengeni”, shprehet ai.

Në samitin e Mini shengenit të zhvilluar në fundjavë në Shqipëri, kreministri Edi Rama në krah të Presidenti Serb tha se Kosova u vetpërjashtua nga takimi dhe disa herë e quajti Haradinajn gënjështar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!