Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Minatori Plaku humbi jetën, policia ndalon inxhinierin dhe përgjegjësin teknik të galerisë në Bulqizë

schedule10:06 - 20 Shtator, 2021

schedule 10:06 - 20 Shtator, 2021

Është gjetur pas 5 ditësh kërkime minatori 61-vjeçar Muharrem Plaku në thellësinë e galerisë në Zonën e Parë të minierës së Bulqizës.

Trupi i tij u gjet në mesnatën e mbrëmshme nga kolegët e tij të cilët kanë kërkuar pa ndërprerje. Është dashur kohë dhe shumë punë për largimin e mbi 300 m kub material për të shkuar deri në thellësinë 500 metra ku është gjetur trupi i pa jetë i 61 vjeçarit. Minatori ishte zënë poshtë nga një sasi e madhe minerali, e shembur në hapësirën e galerisë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 15 shtatorit në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, që operon në zonën e parë krom-mbajtëse të Bulqizës, ku 60-vjeçari mbeti i bllokuar në minierë pas shembjes së një masivi shkëmbor.



Prej asaj dite dhe në vazhdim, minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetëra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, punuan për të gjetur teknikun.

Kjo është hera e parë që në galeritë e Bulqizës, procesi për nxjerrjen e minatorit që humbi jetën zgjat kaq gjatë në kohë. Policia e Bulqizës ka ndaluar inxhinierin e Galerisë Veli Losha dhe Saba Hasani përgjegjësin e punimeve, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e shembjes së galerisë.

Problematike mbetet siguria në punë dhe mungesa e kontrolleve nga institucionet përgjegjëse, pasi janë me dhjetëra galeri që nuk plotësojnë standartet e sigurisë në punë. Në shumicën e rasteve aksidentet kanë ndodhur në galeri të pa sigurta, apo të bllokuara, por që ende lejohen të punojnë, duke mbyllur sytë si nga Ministria e Energjitikës, ajo e Punës dhe e Rendit.

Mungesa e Sendikatave ka bërë që të lulzojë puna e “zezë” dhe të mbyllen zërat e minatorëve. “Mafia e kromit” po shfrytëzon ende barbarisht këto galeri, shpesh duke shfrytëzuar zona ku nuk ka siguri, apo duke shkatërruar kolonat prej kromi që janë lënë për të siguruar e  hapësirën e nënkateve të galerive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!