Gjen gurët e rrallë të çmuar, babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda natës

schedule09:15 - 25 Qershor, 2020

schedule 09:15 - 25 Qershor, 2020

Një minator në Tanzani është bërë milioner brenda natës, pasi shiti dy gurë të çmuar për 3.4 milion dollarë. Gurët e çmuar, të quajtur Tanzanite, u zbuluan nga Saniniu Laizer në një prej minierave në veri të vendit.

Tanzanite gjendet vetëm në një rajon të vogël verior të vendit dhe vlerësohet si një nga gurët më të çmuar në botë. Sipas zëdhënësit të ministrisë së minierave të dy gurët kishin një peshë afro 15 kg, shkruan abcnews.al.

52 vjeçari, i cili ka katër gra dhe 30 fëmijë, tha se do të therë një nga lopët për të festuar. Ai gjithashtu planifikon të investojë në komunitetin e tij në rrethin Simanjiro në Manyara.

Saniniu Laizer që mbante gurët e çmuar në qendrën tregtare

Unë dua të ndërtoj një qendër tregtare dhe një shkollë. Unë dua ta ndërtoj këtë shkollë afër shtëpisë time. Ka shumë njerëz të varfër përreth këtu, të cilët nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Unë nuk jam i arsimuar, por dua që gjërat të zhvillohen në një mënyrë profesionale. Kështu që unë do të doja që fëmijët e mi të drejtonin biznesin profesionalisht.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!