Pesë civilë u vranë dhe 15 u plagosën të premten nga minat ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, deklaroi guvernatori i qytetit, Vitaliy Kim.
Një nga të vrarët kishte kapur një predhë të pashpërthyer, tha ai. “E përsëris edhe njëherë…Mos prekni objekte të çuditshme. Mund të jetë fatale”, paralajmëroi ai.
CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e guvernatorit, megjithatë Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka thënë më parë se kishte marrë akuza të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione në zonat e populluara në Ukrainë. /abcnews.al