Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milot Rashica te RB Leipzig? Kjo deklaratë zbulon gjithçka

schedule09:18 - 13 Maj, 2020

schedule 09:18 - 13 Maj, 2020

Milot Rashica me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër këtë verë. Një ditë më parë u raportua nga Bild se anësori i Werder Bremen kishte arritur marrëveshjen me RB Leipzig dhe klubi i tij do të përfitonte 20 milion euro. Gjithçka u konsiderua e mbyllur, por më pas erdhi edhe reagimi.

Markus Krosche, drejtori sportiv i Leipzig, vlerësoi djaloshin nga Vushtrria, por mohoi të ketë një marrëveshje. “Miloti është një lojtar intersant, por ka futbollistë të tjerë të cilët i konsiderojmë më interesantë.

Sigurisht që ne jemi të fokusuar te skuadra e së ardhmes, por është shumë larg. Fokusi për momentin është te rifillimi i kampionatit të shtunën. Më vonë do të shohim pjesën e merkaton”, ka thënë mes të tjerash Krosche për “Bild”.

Rashica ka një klauzolë që e lë të lirë për shumën e 38 milion eurove, një shifër rekord për Werder Bremen në rast se një klub do e paguante atë. Gjithsesi ka edhe një klauzolë tjetër, që ka shifrën e 15 milion eurove, në rast se Werder Bremen bie nga Bundesliga dhe realisht klubi gjerman po rrezikon shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!