Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, theksoi se Rusia kërkon që të përfundojë sa më shpejt pushtimin e Ukrainës, pasi kostot ekonomike po e dobësojnë.
I ftuar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Milo tha se sot Rusia po luan në dy plane atë të luftës dhe dialogun, për të kërkuar që të vendosë kushtet e saj.
‘Rusia është e interesuar të përfundojë sa më shpejt pushtimin e Ukrainës, sepse do të shkurtojë kostot ekonomike. Rusinë e dobëson vazhdimi i mëtejshëm i luftës. Është e lidhur ekonomia ngushtë me luftën. Rusia po ecën në terrenin ushtarak, e dyta në negocimin diplomatik, sa më tepër rezultate konkrete të ketë në terren aq më e fortë shkon në dialog’, u shpreh Milo.
/T.H/ Abcnews.al/