Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Milito zbulon telefonatën me Zanettin, si Inter arriti të “rrëmbejë” Lautaron nga “duart” e Atletico Madrid

schedule17:08 - 20 Shkurt, 2024

schedule 17:08 - 20 Shkurt, 2024

Legjenda e Interit, Diego Milito ka konfirmuar se Atletico Madrid ishte shumë pranë firmës me Lautaro Martinez në vitin 2017, por ish-sulmuesi argjentinas informoi Javier Zanettin për negociatat, kështu që zikaltërit përmbysën ofertën e klubit spanjoll.

Lautaro ishte afër nënshkrimit me Atletico Madrid në fund të vitit 2017 kur ai ishte nën kontratë me klubin argjentinas të Racing.

Ish-sulmuesi i Interit, Milito ishte në mesin e drejtorëve të skuadrës argjentinase dhe përfundimisht luajti një rol kyç në transferimin e Lautaros në “Meazza” në vitin 2018.



“Thjesht, Interi ishte më i mirë dhe më i gatshëm për ta marrë atë. Kur u bëra drejtor në Racing, negociatat me Atletico tashmë po vazhdonin. Kishte një hendek prej dy ose tre milionësh, jo më shumë. E telefonova Zanettin sepse e dija që edhe Interi ishte i interesuar, kështu që ata bënë lëvizjen e tyre. Ausilio erdhi këtu dhe ne e mbyllëm marrëveshjen. Nuk mendoj se e kam bindur që të shkojë në një mënyrë apo në tjetrëm por jam i lumtur që përfundoi kështu.

Është e gjitha meritë e Interit, sepse ata e kapën momentin dhe ishin të shpejtë për këtë nënshkrim të jashtëzakonshëm. E dija se Milano do të ishte zgjedhja e duhur për LAutaron. Një argjentinas ndihet gjithmonë si në shtëpinë e tij. Mendoj se ai do t’ia kishte dalë edhe te Atletico, spese kampionët mund të luajnë kudo, por lidhja mes Interit dhe ARgjentinës është diçka e veçantë”, përfundoi Milito për “Gazzetta dello Sport”.

Lautaro është lider tek Interi. Jo vetëm që u emërua kapiteni i skuadrës verën e kaluar, por ai është gjithashtu golashënuesi aktual më i mirë i Italisë, me 20 gola në 22 ndeshje./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!