Rachel Rogers ka katër fëmijë, është CEO dhe milionere. Ajo është themeluesja e Hello Seven, një firmë konsulence që ndihmon bizneset e vogla dhe ka bërë milionin e saj të parë në 2017.
Duke folur për CNBC, ajo shpjegoi se për të ruajtur dhe rritur pasurinë e saj, ajo duhet të kujdeset për shpenzimet e saj. Pra, ajo dha 3 gjërat me të cilat është dorështrënguar.
Koha e saj
Për shkak se koha është para, “Unë do të them po për çdo gjë që më ofron mjaftueshëm para, energji, kohë ose gëzim,” tha ajo. Pra, nuk do të bëjë asgjë që nuk i plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:
- A është diçka që askush tjetër nuk mund ta bëjë?
- A do të përfitojë kompania?
- A do ta rrisë pasurinë e saj?
- A do të përfitojë jeta e saj?
Pushimet familjare
Ajo që ajo ka kuptuar është se pushimet e shtrenjta nuk janë sinonim i pushimeve të mira. Ajo nuk do të paguajë për hotele të shtrenjta, apo restorante të shtrenjta, kur udhëton me familjen e saj. Këtë do ta bëjë vetëm në udhëtime pune për të kaluar më lehtë kohën.
Rroba
Po, ajo do të investojë në rroba të shtrenjta për punë. Megjithatë, ajo nuk do të humbasë para për ato që vesh kur është në shtëpi. “Sado zero të ketë llogaria ime, unë do ta kursej atë,” shpjegoi ajo./abcnews.al