Një politikan milioner në lindjen e largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një njeri, pasi e kishte ngatërruar me një ari ngjyrë kafe.
Igor Redkin, 55 vjeç, u shpreh në një deklaratë për mediat ruse se kishte dëgjuar se kishte një ari në vendgrumbullimin e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.
Duke dashur ta trembë kafshën, ai gjuajti me armë, por më vonë mësoi se një banor vendas ishte plagosur në zonë në të njëjtën kohë.
30-vjeçari që u qëllua më vonë vdiq në spital. Një çështje penale u hap javën e kaluar për milionerin, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në gadishullin Kamchatka dhe është përshkruar si një nga zyrtarët më të pasur publikë të Rusisë.
Ai tha se “kishte vendosur dhe ishte gati të pranonte dënimin që gjykata do të përcaktojë për të”.
Ai që atëherë është larguar nga partia e Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar. Sipas mediave ruse, politikani do të kalojë dy muaj në arrest shtëpie gjatë hetimit. g.v/abcnews.al