Milioneri italian bën për “ujë të ftohtë” të dashurën gjatë fejesës, i thotë para të ftuarve se e ka tradhtuar

schedule11:41 - 22 Gusht, 2023

schedule 11:41 - 22 Gusht, 2023

Milioneri italian Massimo Segre vendosi t’i japë fund lidhjes së tij në një mënyrë tërësisht të veçantë. Ai organizoi një festë luksoze për të fejuarën e tij, e cila rezultoi të ishte një mashtrim pasi ai e akuzoi publikisht për tradhti.

Shoqëria e lartë italiane është tronditur nga ajo që ndodhi në festën e 64-vjeçarit Massimo Segre në Torino. Të ftuarit kishin mbërritur për të festuar fejesën e bankierit me 47-vjeçaren Christina Seymanti.

Megjithatë, gjërat morën një rrjedhë tjetër, pasi ata përfunduan duke parë ndarjen e tyre publike, me milionerin që ekspozoi gruan deri në atë pikë sa ai i sugjeroi asaj të shkonte në Mykonos me të dashurin e saj.

 “Dua t’i jap Christina-s lirinë për të dashuruar. Më konkretisht, të duash një person tjetër, një avokat të shquar për të cilin padyshim që kujdeset më shumë sesa për mua.

E dashura ime, e di se sa e dashuruar shpirtërisht je me të. Mos mendo se më vjen mirë të dukem si një qyqar para të gjithëve. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar”, shtoi bankieri, para se t’i urojë më të mirat ish të fejuarës dhe t’i sugjerojë të shkojë në Mykonos (ku të dy do të udhëtonin pas festës) ​​me të dashurin e saj, pasi “gjithçka është paguar”, përfundoi ai.

Sipas mediave italiane, shumë nga të ftuarit e festës ishin të mërzitur për mënyrën se si miku i tyre milioner zgjodhi të ndahej. Në një letër drejtuar një programi televiziv, Seimandi e cilësoi “akuzën” publike të 64-vjeçarit si akt të dhunës psikologjike, duke pretenduar se ai kishte planifikuar hakmarrjen e tij prej kohësh.

Avokati i Seimadi tha se qëllimi i Segre ishte ta poshtëronte atë publikisht.

“Ai e lexoi letrën para dhjetëra njerëzve. Nuk mendojmë se ishte diçka spontane”, tha ai.

47-vjeçarja duke folur për La Stampa shprehu besimin se ish i dashuri i saj ishte manipuluar nga disa persona dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos nxitojnë në përfundime, pasi rrethanat janë të komplikuara.

E pyetur se si u ndje kur milioneri filloi ta akuzonte për pabesi para të gjithë miqve të saj, ajo tha se mendonte se ishte çmendur.

“Ishte një farsë, le të jemi të sinqertë. Problemet serioze zgjidhen në një mënyrë tjetër. Tani po mendoj ta padisë”, ka thënë e revoltuar në intervistë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!