Champions League është një “minierë ari” për klubet e mëdha dhe këtë e thonë shifrat. Më shumë se 75 milionë euro të përfituara nga klube të ndryshme. Real Madrid dhe PSG janë ndalur pikërisht në këtë shifër, ndërkohë që më shumë se ata kanë arkëtuar pesë klube.
Bayern Munich deri më tani u është gëzuar 82 milionë eurove të grumbulluara nga ky sezon i Champions League, ndërkohë që ndiqet nga Barcelona me 81 milionë euro. Podiumin e plotëson Juventusi, me 80 milionë euro.
Manchester City renditet në vendin e katërt me 78 milionë euro, kurse Liverpool, që është fituesi në fuqi i Champions League, ka arkëtuar 76 milionë euro. /abcnews.al
On that basis, seven clubs have already earned more than €75m from the 2019/20 Champions League. Bayern Munich lead the way with €82m, followed by Barcelona €81m, Juventus €80m, #MCFC €78m, #LFC €76m, Paris Saint-German €75m and Real Madrid €75m. pic.twitter.com/g9Pu2eWW7V
— Swiss Ramble (@SwissRamble) December 16, 2019