Hernan Crespo është gati të nisë një aventurë të re si trajner dhe tani do të përfitojë nga milionat e sheikëve.
Argjentinasi do të drejtojë skuadrën e Al Duhail në Katar dhe marrëveshja është arritur. Crespo do të zëvendësojë portugezin Luis Castro në pankinë.
Karrierën si trajner ish-sulmuesi e ka nisur me të rinjtë e Parma në vitin 2014, ndërsa më pas punoi në krye të Modena në Itali, për të kaluar në Argjentinë te Banfield, Defensa y Justicia dhe së fundmi te Sao Paolo në Brazil. / abcnews.al