Në listën e të preferuarve të “gjigandëve” arabë të futbollit në këtë merkato vere ishte dhe mesfushori kroat, Luka Modric, mirëpo “arkitekti” i mesfushës i ofroi milionat e “naftës” e tanimë pritet që “galaktikët” e Real Madrid, t’i ofrojnë një kontratë të re 37-vjeçarit.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca” mesfushori kroat ka do të vazhdojë kontratën edhe për një vit me “galaktikët” e Madridit, me kontratën e re që do të nënshkruhet të hënën.
Pavarësisht se është afër të 40-tave, Modric ende ndihet i aftë për të konkurruar në një nivel të lartë dhe për këtë ai do të synojë të fitojë një tjetër Champions League e La Liga përpara se t’i thotë vërtet lamtumirë Spanjës. /i.m /abcnews.al