Miliona nga Jeep për Juventusin, “ushtari” Demiral ia hedh

schedule13:29 - 24 Tetor, 2019

schedule 13:29 - 24 Tetor, 2019

Milionë të tjera për Juventusin. Klubi bardhezi ka njoftuar sot se është rikshikuar marrëveshja me “Jeep” dhe klubi italian do të përfitojë më shumë. Nga 16 milionë, shifra ka shkuar në 25 milionë euro për sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021. Sigurisht që ka edhe detaje të tjera të ndryshuara, por jo kohëzgjatja.

Juventusi më parë kishte rishikuar marrëveshjen edhe me Adidas, nga e cila përfiton 51 milionë euro në sezon deri në vitin 2027. Sikurse kuptohet, klubi bardhezi po rritet shumë në aspektin financiar dhe kjo garanton një të ardhme të ndritur. Sigurisht, sukseset sportive kanë pasur ndikimin e vete në rritjen e të ardhurave të mësipërme.

Futbollistët e Turqisë duke festuar

GJESTI I DEMIRAL – Lufta në Sirinë veriore ka marrë vëmendjen e gjithë botës, ndërkohë që situata e krijuar ka prekur edhe botën e futbollit. Në nderim të ushtarëve të tyre që po luftojnë, futbollistët e Turqisë kanë festuat golat ndaj Francës dhe Shqipërisë me përshëndetje ushtarake.

Kritikat për lojtarët kanë qenë të shumta. Një prej lojtarëve që e ka bërë diçka të tilla ka qenë edhe Merih Demiraj, mbrojtësi i Juventusit. Në lidhje me festimin ka folur edhe Pavel Nedved, i cili ka theksuar se për klubin bardhezi nuk përbën një shkelje.

“Kam qenë unë ai që kam folur me Demiral. Të gjithë kanë lirinë e fjalës dhe ne kemi dashur që të kuptojmë se çfarë mendon djali. Zgjedhja ka qenë e gjithë skuadrës, ne thjesht duhet të presim çfarë do të vendosin organet kompetente dhe t’i përmbahemi atij vendimi. Gjesti i tij, në vetvete nuk përbën asnjë shkelje për ne”, është shprehu Nedved. /abcnews.al