Miliona fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Sudan

schedule15:41 - 26 Shkurt, 2023

schedule 15:41 - 26 Shkurt, 2023

“Jam e kequshqyer dhe nuk mund të prodhoja qumësht”, Ansaf Omar, në Kalma humbi djalin e saj 18 muajsh, nga uria, si dhjetëra fëmijë të tjerë në këtë kamp sudanez.

“E çova kudo, në spitale, në klinika, por në fund ai vdiq”, tha për AFP në këtë kamp në distriktin Nyala Ansaf, një grua nënpeshë, 34 vjeçe, e cili u strehua në pjesën jugore të Darfurit në vitin 2003 pasi shpërtheu lufta.

Në këtë rajon, i cili kufizohet me Çadin, pasojat e urisë janë fatale. Sudani është një nga vendet më të varfra në planet, problemi i urisë është përkeqësuar: 15 nga 45 milionë banorët aktualisht vuajnë nga kequshqyerja.

Sipas OKB-së, tre milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë të kequshqyer. “Midis tyre, më shumë se 100,000 fëmijë janë në rrezik nga uria nëse nuk ndihmohen”, paralajmëron Lenny Kinsley, zyrtari i komunikimit i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në Sudan.

Jo të gjithë fëmijët në Sudan janë në rrezik të vdekjes, megjithatë, një e treta e atyre nën pesë vjeç janë nën peshë dhe pothuajse gjysma kanë 40% shanse të mos zhvillohen, paralajmëron organizata joqeveritare Alight. Në Kalma, organizata e ndihmës regjistroi 63 vdekje të fëmijëve nga uria vetëm në qendrat e veta në vitin 2022.

“Ju duhet të zgjidhni kë të ndihmoni”

Në një kamp ndodhen rreth 120,000 njerëz, të cilët janë zhvendosur aty nga lufta e zhvilluar nga diktatori Omar al-Bashir i cili u rrëzua në vitin 2019. Problemi i urisë ka egzistuar ndër vite por në vitin 2022 u përkeqësua situata. Në tetor të 2021 u zhvillua një grusht shteti, i cili çoi në pezullimin e ndihmës ndërkombëtare.

“Vitin e kaluar, pati një rritje masive të importeve dhe kërkesave për shërbime të ushqimit emergjent në Kalma”, tha për AFP drejtori i operacioneve të Alight në Sudan, Heidi Dietrich.

OJQ- thotë se ka marrë 863 raste të reja të fëmijëve, një numër i cili rritur me 71% që nga viti 2021. Dhe rritja e rasteve u shoqërua me rritje të vdekjeve, ka pasur 231% më shumë në vitin 2022 te fëmijët më të vjetër se gjashtë muaj.

Në një nga qendrat e saj në Kalma, Hawa Suleiman, 38 vjeçe, shpreson të gjejë diçka për të ushqyer fëmijën e saj. “Nuk ka asgjë në shtëpinë tonë, shpesh flemë me barkun bosh”, shpjegon ajo.

Problemet ekonomike të Sudanit vazhdojnë të grumbullohen embargoja e epokës së Omar al-Bashir u pasua nga pandemia e re e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë, e cila ka rritur çmimet e ushqimeve dhe ka krijuar konkurrencë të veçantë për popullatat që kanë nevojë për ndihmë humanitare.

“Me kalimin e viteve, WFP-së i është dashur të përgjysmojë sasinë e racioneve ushqimore që u shpërndan refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Sudan për shkak të kufizimeve të saj buxhetore”, thaKinsley.

Organizatat e ndihmës tani përballen me një dilemë , atyre i duhet të zgjedhim kë të ndihmojmë dhe kjo i lëndon.

“Ata nuk na lanë kurrë të pushojmë”

Për shkak të shkurtimeve, Nouralsam Ibrahim, 30 vjeç, dhe pesë fëmijët e tij nuk mund të mbështeten vetëm në ndihmën humanitare.

“Ne përpiqemi të sigurojmë pak para duke punuar në arat përreth kampit, por paratë që fitojmë nuk mjaftojnë për të ngrënë as edhe një ditë”, thotë ai.

“Në një vend me një ekonomi të shkatarruar, me inflacion në rritje dhe spekulime të shfrenuara, edhe buka është shumë e shtrenjtë,” shton ai.

Për sa i përket Ansaf Omarit, ajo ka frikë të largohet edhe nga kampi në Kalma, sepse në zonë shpesh shpërthejnë përplasje midis fiseve ose për tokë. Në të gjithë vendin, rreth 1000 njerëz u vranë në incidente të kësaj natyre në vitin 2022, sipas vlerësimeve të OKB-së.

“Ata nuk na lënë kurrë të pushojmë kur dalim nga kampi për të kërkuar punë. Gratë dhunohen, burrat vriten”…

Dhe e gjithë kjo në përpjekje për të fituar një dollar në ditë duke punuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!