Interi po tenton të shesë për momentin dhe Marash Kumbulla nuk duket të jetë një opsion për klubin italian.
Tashmë raportohet se Lazio po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe palët janë në kontakt mes tyre për të përmbyllur marrëveshjen.
Corriere dello Sport shkruan se për Kumbullën Lazio ofron 20 milion euro dhe kartonin e Andre Anderson, ofertë kjo e bërë edhe më parë.
Hellas Verona e pat refuzuar, pasi kërkonte edhe një tjetër lojtar të përfshihej në këtë operacion merkatoje, për shkak se e vlerësojmë mbrojtësin e kombëtares shqiptare me 30 milion euro. /abcnews.al