Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miliona dhe klauzolë, tentohet “blindimi” i yllit brazilian

schedule22:54 - 23 Shtator, 2019

schedule 22:54 - 23 Shtator, 2019

Milani ishte klubi që lidhej më së shumti me transferimin e Everton Sousa Soares, por nuk bëri ofertën e duhur për futbollistin e Gremio. Sulmuesi i lindur në vitin 1996 po kalon një formë mjaft të mirë, teksa ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asiste në tre sfidat e fundit të kampionatit.

Klubi brazilian ka nxituar të bindë sulmuesin anësor të nënshkruajë kontratën e re dhe raportohet nga ESPN.com.br se ka një marrëveshje që do të zgjasë deri në qershor të vitit 2022. Gjithçka është në kuadrin e fjalëve.

Gjithsesi, ndër të tjera zbulohet edhe klauzola që do të vendoset për largimin e Everton. Çdo klub që do e dëshirojë do të duhet ta paguajë 80 milionë euro dhe nuk do të ketë nevojë të bëjë negociata me Gremion. Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!