Juventusi ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit polak, Arkadiusz Milik, i cili ka qenë pjesë e Napolit në të shkuarën në Itali.
Milik kalon te bardhezinjtë në formë huazimi nga Marseille dhe do të jetë në vazhdim nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.
Juventusi do të paguajë 0.8 mln euro për huazimin dhe kjo shifër mund të dyfishohet me bonuse.
Gjithashtu ka një klauzolë për ta blerë për 7 milionë euro, plus dy bonuse, që do të paguhen në tre vite financiare. / abcnews.al