Milik shpjegon pse është më rehat te Juventus sesa në Marseille

schedule17:24 - 25 Tetor, 2022

schedule 17:24 - 25 Tetor, 2022

Ndërsa shumica e lojtarëve të rinj të Juventusit luftojnë për t’u përshtatur, Arkadiusz Milik po provon të jetë një nga nënshkrimet më të mira të klubit torinez.

Polaku iu bashkua skuadrës së Allegrit këtë verë, pasi u largua nga Marseille në huazim me një opsion blerjeje, i gjithë operacioni do t’i kushtojë Juventusit rreth 10 milionë euro.

28-vjeçari ka treguar se bardhezinjtë e kanë ndjekur që në ditët e Napolit, por një transferim nuk kishte gjasa në atë kohë.

“Ne u kontaktuam para ndeshjes kundër Nantes kur isha në stol”, tha Milik për L’Equipe.

“Por në përgjithësi, Juventus filloi të interesohej për mua kur unë isha ende duke luajtur për Napolin, megjithëse ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje atëherë. Kështu që tani jemi shumë të lumtur që marrëveshja u realizua.”

Marrëdhëniet e sulmuesit me presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis u përkeqësuan në fund të qëndrimit të tij në Italinë jugore, De Laurentiis ishte kundër kalimit të Milik te Juventus.

Milik vuri në dukje se është shumë rehat në Torino dhe i pëlqen të luajë me shokët e skuadrës.

“Isha i lumtur në Marsejë, por me Sampaolin isha shpesh vetëm në kuadrat. Në Juventus është e kundërta në shumicën e ndeshjeve kam një sulmues pranë meje. Është më e lehtë për mua: shoh më shumë zgjidhje. Por, megjithatë, mund të them me besim se Marseja do të mbetet përgjithmonë në zemrën time. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!