Miliarderi që planifikon qytetin e së ardhmes me vlerë 500 miliardë dollarë

schedule16:52 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:52 - 17 Tetor, 2021

Ndërsa shumë miliarderë kanë si prioritet hapësirën, të tjerë kanë një pikëpamje të ndryshme për jetën, duke e kthyer vëmendjen drejt planetit Tokë. Midis këtyre të fundit është Marc Lore, ish CEO i Walmart, i cili njoftoi planet për të ndërtuar një qytet të ri futuristik prej 500 miliardë dollarësh në shkretëtirën amerikane.

Quhet Telosa dhe mund të strehojë deri në 5 milion banorë në një plan 30-vjeçar, i cili do të përfshijë hotele, stadiume, llixha luksoze, makina vetëlëvizëse dhe qiellgërvishtëse. Në janar, Lore kishte njoftuar fillimisht planet për krijimin e “qytetit të së ardhmes”. “Ky do të jetë një projekt i përjetshëm. Është gjëja që më intereson më shumë.”, tha biznesmeni 50-vjeçar në atë kohë.

Lore ndau më shumë detaje, duke thënë se po përpiqej të “krijonte një model të ri për shoqërinë, ku pasuria krijohet në mënyrë të drejtë”. “Imagjinoni një qytet me gjallërinë, diversitetin dhe kulturën e Nju Jorkut të kombinuar me efikasitetin, sigurinë dhe inovacionin e Tokios dhe qëndrueshmërinë, qeverisjen dhe shërbimet sociale të Suedisë.

Një pamje ajrore e Telosa, një metropol i planifikuar prej 400 miliardë dollarësh me skedën "qyteti i ri në Amerikë", që do të ndërtohet në shkretëtirë nëse financohet siç duhet.

Ky do të jetë qyteti ynë i ri“, tha ai. Planet për fazën e parë të zhvillimit të qytetit janë të strehojnë 50,000 banorë në 1,500 hektarë, e cila pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Një pamje nga afër se si mund të duket Telosa dhe qytetarët e saj.

/abcnews.al