Një miliarder nga Hong Kongu është gati të ringjallë planet për zhvillimin e gjerë të Londrës Linore të mbështetur dikur nga Boris Johnson dhe David Cameron.
Ivan Ko, një manjat pronash pas rizhvillimit të Victoria Harbour në Hong Kong, ka treguar interes për një zonë prej 35 hektarësh përballë Aeroportit të Londrës City.
Advanced Business Park (ABP) me bazë në Pekin iu dha një kontratë 1.7 miliardë paund në vitin 2013 nga kryebashkiaku i atëhershëm i Londrës, Boris Johnson, për të zhvilluar sitin.
Propozimet përfshinin një kupë dëbore dhe shkolla, zyra, dyqane dhe shtëpi kineze.
Projekti u shpall ndërsa investitorët kinezë u dyndën në Londër në prag ë Lojërave Olimpike dhe u shpresua se skema do të krijonte mijëra vende pune në zonë.
Megjithatë ndërtimi u ndërpre dy vjet më parë në vend, i cili tani quhet “qytet fantazmë.”
Bashkia ra dakord për një projekt përfundimtar me ABP në shkurt të këtij viti.
Nga ana tjetër, Rishi Sunak tha javën e kaluar se një “epokës së artë” të lidhjeve ekonomike me Kinën i ka ardhur fundi.
Kryeministri tha: “Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që bëhet më e mprehtë ndërsa shkon drejt autoritarizmit edhe më të madh.”
/Abcnews.al.